Lajmet

Në vjeshtë fillon transmetimi i Google TV

Sep 8 2010
0 Shpërndarje
Në vjeshtë fillon transmetimi i Google TV

Shefi ekzekutiv i Google Erick Schmidt në një konferencë në Berlin u tha pjesëmarrësve se Google Tv do të fiillojë te transmetohet këtë vjeshtë në SHBA kurse vitin tjetër pritet të transmetohet edhe në të gjithë botën edhe pse ende nuk kemi caktuar datën e lëshimit tha Schmidt.

Schmidt konfirmoi se ky  shërbim, do të mundësojë përdoruesve të kenë qasje në internet përmes televizionit të tyre, do të jetë i lirë, dhe do të mbështetet në shfaqje të prodhuara nga grupe të tilla si studiot dhe kompanitë e prodhimit.

Google TV, u zbulua në konferencën I/O developer, u tha se ka për qëllim të integrojë përmbajtje nga interneti dhe transmetime tradicionale televizive.

Në këtë konferencë Schmidt e shfrytëzoi fjalimin e tij për të dhënë edhe detaje tjera rreth informatikës ku ndër të tjera ai theksoi, se së shpejti do të shpallë partneritet me disa prodhues elektronik që janë të stilit të ndërtimit të komopjuterëve tabletë në bazë të sistemit të ardhshëm operativ Google Chrome.

Google TV tashmë ka rënë dakord për të vendosur shfaqjet televizive. dhe ka bërë marrëveshje me Samsung dhe Sony.

Lajmet e fundit>