Lajmet

Në Wikipedia gjeni tashmë artikuj që lidhen me vendndodhjen tuaj

Jun 1 2013
0 Shpërndarje
Në Wikipedia gjeni tashmë artikuj që lidhen me vendndodhjen tuaj

Wikipedia ka lançuar një karakteristikë të re me emrin “Nearby” e cila ju rekomandon artikuj bazuar në vendndodhjen tuaj.

Faqja Nearby synon t’i ndihmojë lexuesit të mësojnë më tepër rreth vendeve që i rrethojnë. Për shembull, vizitorët që gjenden në qytetin e Vatikanit do të shohin artikuj mbi Cappella Sistina apo veprën e Mikelanxhelos “Gjykimi Botëror.”

“Falë punës së jashtëzakonshme të komunitetit tonë, Wikipedia ka mbledhur një numër të madh të dhënash mbi vendndodhjet që gjenden brenda milionë artikujve. I kemi shfrytëzuar këto të dhëna dhe i kemi sistemuar duke bërë më të mirën me to,” shkruhet në postimin në blog të Wikipedia-s.

Faqja Nearby është zhvilluar nga skuadra mobile e Wikimedia Foundation. Synimi i saj është të tërheqë kontribues të rinj të cilët mund të përditësojnë informacionet apo të shtojnë foto nëpër artikuj. Edhe pse është ndërtuar kryesisht për mobile, faqja mund të shihet mjaft mirë edhe në desktop.

Në janar, enciklopedia online prezantoi GeoData extension për MediaWiki, që lejon bashkangjitjen e koordinatave gjeografike në artikujt e Wikipedia-s. (PCWorld Albanian)

wikipedia

Tags >

Wikipedia
Lajmet e fundit>