Në Windows 10 mund të përcaktoni një kohë specifike për restartin e kompjuterit pas instalimit të përditësimeve

Feb 19 2015
0 Shpërndarje
Në Windows 10 mund të përcaktoni një kohë specifike për restartin e kompjuterit pas instalimit të përditësimeve

dsc0191Paneli i përditësimeve, Windows Update, vazhdimisht ka qenë shqetsimi i të gjithëve me njoftimet e shumta. Ka prej atyre që e ç’aktivizonin këtë funksion madje duke harruar rrezikshmërinë e këtij veprimi. Në fakt gjëja e mirë e gjithë kësaj ishin shkarkimet dhe instalimet automatike të përditësimeve, por tani mbërrin edhe pjesa më acaruese sepse u duhet ti bëni restart kompjuterit. Në fakt Windows Update do ju njoftojë vazhdimisht për restartimin e kompjuterit tuaj dhe nëse donit ta shtynit në një afat kohor të caktuar këtë restartim ishte e pamunudur përtej afatit prej 4 orësh.

Në Vëzhgimin Teknik të Windows 10, përditësimi në Windows akoma është automatik po ashtu edhe instalimi i tyre. Por në këtë sistem operativ ka mbërritur edhe ajo që më së shumti kishim nevojë. Tani ju mund të vendosni një kohë specifike për njoftimin dhe restartimin e kompjuterit tuaj. Ja sesi të aktivizoni këtë opsion.

1. Shfletoni tek menuja e cilësimeve(Settings) dhe klikoni opsionin “Update & Recovery”.
2. Nën opsionin Windows Update, klikoni Check for Updates. Nëse ekziston një përditësim i ri, kompjuteri automatikisht do e shkarkojë dhe instalojë atë. Nëse ju kërkohet të restartoni kompjuterin, do të vëreni një dritare të re e cila shkruan “A restart has been scheduled”. Në këtë seksion, ju mund të zgjidhni nëse doni që kompjuteri juaj të restartohet automatikisht ose të përzgjidhni një moment të caktuar.
3. Nëse dëshironi që kompjuteri juaj t’ju lajmërojë automatikisht për afatin kohor të restartimit, klikoni “Advanced Options”. Nën opsionin Choose How Updates are installed, përzgjidhni opsionin Schedule Restart.

Dhe kjo është e gjitha. Tani përditësimet do kërkojnë automatikisht përdoruesit të vendosë një kohë specifike për restartin e kompjuterit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>