Lajmet

Në Xbox Live shtohet aplikacioni WatchESPN

Nov 25 2012
0 Shpërndarje
Në Xbox Live shtohet aplikacioni WatchESPN

Në vend që të ishte thjesht një kanal televiziv sportiv, me karakteristika të kufizuara, ESPN në Xbox është tashmë shumë më tepër se kaq.

Në Xbox Live është shtuar aplikacioni WatchESPN. Kjo do të thotë që tashmë mund të shihni të gjitha kanalet e ESPN-së: ESPN, ESPN2, ESPN3, ESPNU dhe shumë të tjera.

Në fakt, pritej që në fillim të këtij viti (pra, kur u lançua E3) që të lançohej WatchESPN, megjithatë aplikacioni është shumë më i mirë se sa mund të ishte menduar.

Përdoruesit nuk do të kenë nevojë të shohin ESPN-në në rrjetin kabllor; ata mund ta shohin atë në mënyrë të vazhdueshme në Xbox.

Kjo nënkupton që ata mund të ndajnë ekranin për të parë sporte të ndryshme, të përdorin Kinect si një telekomandë DVR, të vendosin të kujtohen (reminder) kur fillon një ndeshje, të përdorin karakteristikat e avancuara të shiritit interaktiv në fund të ekranit etj.

E gjithë kjo është dizajnuar posaçërisht për adhuruesit e sportit dhe ndjekësit e ESPN-së.

Për të parë programet e saj, duhet që përdoruesit të jenë abonuar në rrjetin kabllor si dhe në atë Xbox Live. (PCWorld Albanian)

Tags >

xbox
Lajmet e fundit>