Analiza

Në analizë: Kane & Lynch 2: Dog Days

Sep 6 2010
0 Shpërndarje
Në analizë: Kane & Lynch 2: Dog Days

Hunda e Kane nuk është më e thyer, barërat e Lynch po mbajnë të ngujuar egërsirën brenda tij, dhe përveç kësaj ata janë zhvilluar në pothuajse çdo aspekt. Kane & Lynch 2: Dog Days duket më mirë, tingëllon më mirë dhe luhet më mirë sesa paraardhësi i tij, dhe gjersa tregimi i saj është shumë i shkurtë dhe mund të kryhet për katër orë, një grusht i moduseve tjera sjellin mjaft argëtim dhe ofrojnë kredit pasi të përfundohen. Kane and Lynch nuk janë karaktere me të cilat jeni mësuar, por gjuajta në kompaninë e tyre në Shanghai nuk është diçka e keqe për të shpenzuar një pasdite të lirë.

Gjëja e parë që vëreni rreth Kane and Lynch 2: Dog Days është aestetika. E tërë loja duket se luhet nga një perspektiv e një të dehuri, që është i armatosur me kamerën më të keqe në botë, dhe ka vendosur të ndjek Lynch kudo që ai shkon. Dridhja e kamerës është veçori opsionale, por efektet tjera  si kompresimi i artefakteve, zjarri i dritave dhe ndriçimi që shpërndahet vertikalisht nëpër ekran, janë diçka që nuk largohen. Me kalimin e kohës këto gjëra mund t’ju duken mjaft shqetësuese, por për shkakun se trajtimi është konsistent, nuk ju duhet kohë e gjatë për tu mësuar. Duke përkrahur kamerën që shkundet mund të bëhet loja paksa më sfiduese sepse pengon me drejtimin tuaj për të gjuajtur, por për dallim prej disa skenave të shkurta në të cilat kamera lëviz pa ndonjë arsye të dukshme, lëvizja e saj shërben për t’ju mbajtur ju në këmbë dhe me ambientin rrethues. Dhe, duke lënë anash teoritë e kameramanit të padukshëm, ka kuptim që shikimi juaj dhe shënjëstrimi juaj të jetë paksa i komprometuar kur vraponi sa më shpejtë që është e mundur apo kur hidheni për tokë pasi keni pranuar një plumb – që janë gjëra që do t’i përjetoni shpesh në lojë. (www.pcworld.al)

Pra në Dog Days, ju do të shpenzoni mjaft shumë kohë duke u vrarë. Kjo është diçka që nuk mund të evitohet. Sistemit i butonave punon mjaft mirë gjatë shumicës së kohës dhe ju mund të bëni shumicën e gjërave të zakonshme duke gjuajtur për shënjestër dhe duke o zgjatur për të gjuajtur, por armiqtë tuaj kanë mençur të mjaftueshme sa për t’ju rrethuar nga anët tjera kur iu paraqitet rasti. Dhe përveç kësaj, ata i shfrytëzojnë mjaftë mirë armët që i bartin me vete. Armiqtë mund të përdorin dhe mbulohen në pothuajse të njëjtën mënyrë siç bëni ju dhe madje mund të përzihen në mënyra që ju befasojnë kohë pas kohe. Kur kombinoni këto gjëra, një armik i mirë paraqet një fakt argëtues në lojë, dhe të mos lëmë anash edhe praninë e objekteve të shumta në lojë që shkatërrohen në një mënyrë mjaft reale.(www.pcworld.al)

Nëse ju pëlqejnë shumë plumba, ju bini përtokë, dhe në vend se të prisni që një karakter tjetër të vi dhe t’ju shpëtojë sikurse në lojën e parë, ju ktheheni zhagas në një pikë relativisht të sigurt. Ky mekanizëm “përtokë por jo i vdekur” ju bënë të mbani mend disa momente mjaft interesante në lojë gjersa largoheni nga armiqtë dhe gjuani drejt tyre, duke shpresuar se ngjyrat e zakonshme të lojës do të kthehen në skenë, dhe do të largohet ngjyra e kuqe e gjakut që lëviz nëpër ekran çdo herë që ju gjuani. Armiqtë nuk janë aq të mençur kur janë përtokë sa janë në këmbë, por sikur ti, edhe ata janë në gjendje të mbrojnë veten dhe nëse nuk i vrisni, të kthehen sërish në këmbë. (www.p
cworld.al)

Shumicën e kohës luajtja si Lynch, nuk paraqet ndonjë dallim të vërtetë me Kane, që si një lojtar  i dytë ka mundësinë për tu luajtur online ose në bashkëpunim me një lojtarë tjetër, duke ndarë ekranin. Lynch është paksa një karakter më interesant për të luajtur me të përgjatë tregimit, jo vetëm pr faktin që është ai kryesori kësaj radhe, por sepse ai ka motivime të jashtëzakonshme, dhe ju kohë pas kohe e dëgjoni atë nëpër tendencat e tij problematike psikiatrike, apo duke bërtitur me të madhe. Pjesa tjetër negative e luajtjes si Lynch është se ju nuk mund të nxisni apo të shikoni skena filmike si duhet, dhe në luajtje online, ju ka më shumë gjasa që përjetoni vonesa sesa lojtari që është host. Nëse nuk do të ishin paraqitur këto probleme teknike luajtja online do të ishte mjaft argëtuese dhe mënyra më e mirë për të luajtur lojën me një mik.

Pavarësisht nëse luani vetëm apo me një mik, ju jeni rrugës për të bërë në udhëtim argëtues. Ka vërtetë dy apo tre skena aksioni që do t’ju mbeten të ngulitura në kokë dhe të cilat do të jenë të dallueshme, por luajtja me armë ka nivel mjaft të mirë të argëtimit që mban të gjallë interesin tuaj pas disa rasteve kur luani kapitujt e parë, që zbresin entuziasmin tuaj për lojën, megjithëse ai ngritët sërish.  Gjithashtu armatimi dhe municioni janë diçka që nuk mungojnë në lojë dhe premtojnë të jenë me shumicë, dhe në kombinim me armiqtë që shpesh paraqiten para jush dhe lëvizin kur dëshironi t’i gjuani, aksioni nuk mungon. Mos harroni se në Dog Days ju mund të bartni vetëm dy armë me vete, gjersa më vonë gjatë ngjarjes ju fitoni arsenal më të fuqishëm armësh.

Dog Days ka edhe disa moduse mjaft atraktive Multiplayer. Fragile Alliance, në të cilën tetë lojtarë tentojnë të bëjnë një vjedhje dhe kanë mundësinë për të tradhtuar njëri tjetrin; Undercover Cop, punon në të njëjtën mënyrën përveç se një lojtar rëndom zgjidhet si një polic i fshehtë që duhet të zbuloj vjedhjen; dhe Cops and Robbers, në të cilën 12 lojtarë ndahen në dy ekipe në mënyrë që njëri të bëjë vjedhjen dhe njëri të tentojë të ndalojë atë. Detyra juaj është gjithmonë e njëjtë; luftoni për tek paret/droga/diamantet dhe merrni sa më shumë që është mundur dhe ikni sërish tek vendi ku po ju pret piloti/ngasësi. Që të tre moduset ofrojnë argëtim të jashtëzakonshëm, kështu që ju mbetet juve të bëni zgjedhjen.

Për aq sa zgjat Kany & Lynch 2: Dog Days, ajo është një lojë e mirë por problemi i saj më i madh është se nuk zgjat sa duhet. Tregimi nuk zgjat më shumë se katër orë; modusi Arcade kërkon edhe më pak kohë për tu përfunduar; kurse opsione multiplayer në anën tjetër janë mjaft argëtuese, vetëm se vuajnë nga vonesat dhe thjeshtë nuk ka aq sa duhet për të kompensuar ofertën solo. Dhe në varësi të këndvështrimit tuaj, fakti që ka harta shtesë për multiplayer mund të jetë lajm i mirë apo lajm i keq për ju. Me një tregim më të gjatë të shtjelluar në lojë dhe një opsion më të mirë për multiplayer, Dog Days do të ishte një lojë që me dëshirën më të madhe do t’ua rekomandoja. /www.pcworld.al

Lajmet e fundit>