Analiza

Në analizë: Mafia 2

Aug 29 2010
0 Shpërndarje
Në analizë: Mafia 2

Mafia II ju dërgon juve në aksion në karakterin Vito Scaletta, një djalosh italian që rikthehet nga Lufta e Dytë Botërore dhe gjen mamanë dhe motrën e tij nën mbërthimin e një fajdexhiu. Sikurse çdo gangster në një film me gangster, Vito vendos se ai nuk dëshiron një jetë të zakonshme të baltës dhe djersës, por kalon tek rruga e krimit të organizuar për të fituar lekët. Ju do të jeni me Viton kur ai grushton të tjerët, vjedh makina dhe tenton lloj-lloj gjërash.

Të gjitha këto ngjarje ndodhin në Empire Bay, një qytet të ngjashëm me Nju Jorkun me njerëz, polic, automjete dhe magazina Playboy që koleksionohen. Tani në shikim të parë, Empire Bay duket sikurse një botë e hapur – një botë e mbushur me misione dhe detyra për ju që t’i ndjekni me Viton. Ju do të keni një mision në secilën kohë dhe është gjithmonë ai mision që dërgon tregimin një hap para. Të gjitha ikonat në hartë – rroba, dyqane, dyqane armësh e kështu me radhë – janë vetëm mënyra sesi të avancohet misioni. Nuk po keni armë dhe po vdisni shpesh? Blini armë më të mira pas ristartimit. A po ju ndjekin policët? Shkoni paguani mjeshtrin për ndërrimin e tabelave në makinën tuaj. Ju nuk do të shëtiteni nëpër rrugët e Mafia II duke pranuar misione të çuditshme dhe duke takuar të huaj; kjo është një lojë e ndërtuar përreth misioneve që po bëni.

A është kjo e keqe? Natyrisht që jo – është vetëm diçka që ia vlen të përmendet, duke pasur parsysh se është lehtë të shikohet kjo lojë dhe të mendohen orë të tëra lirie në të. Problemi është se është vetëm tregimi ai që po ndiqni në Empire Bay, dhe vendi disi ndihet çuditërisht i thatë – nuk ndihet i gjallë. Ju shëtisni rrugëve dhe shihni njerëz e automjet tjera, por gjithçka duket si në “The Truman Show”. Çdo gjë po ndodh për shkakun tuaj. Nuk ka asnjë moment “A-HA” që mund të gjindet në lojëra tjera ku ju kuptoni se çka po ndodh në këto mitropolisë masive. Empire Bay është si një skenë e thatë filmike, dhe kjo dëmton besueshmërinë e botës së Vito-së.

Kjo është gjynah, sepse çka ajo më pëlqen në Mafia II është tregimi dhe mënyra sesi thuhet. Më pëlqejnë filma si Goodfather e American Gangster, kështu që përcjellja e mundimeve të Vitos dhe shokëve të tij, gjersa ata ecin prej një misioni në një mision tjetër, argëtohen me femra dhe gozhdojnë njerëzit, është një përvojë argëtuese. Në majë të kësaj, Mafia II përdor disa trika kinemaje që vërtetë rrisin vlerat e produksionit mes skenave të misioneve. Ka kënde shikimi mbi sup të cilat normalisht nuk i shihni dhe disa prekje të vogla që i bëjnë këta filma vizualisht argëtues. www.pcworld.al

Telashet janë pjesa më argëtuese në lojë. Unë kisha ndjenjën se çdo gjë mes skenave filmike, që zakonisht është gjuajte me armë apo grushtim i njerëzve, është vetëm diçka për të arritur tek pjesa e radhës në tregim. Mekanizmat në Mafia II janë pak a shumë i takojnë një third-preson-shooter të zakonshëm. Ju keni një grusht armësh, ju strehoheni ndaj plumbave dhe ju vrisni të gjithë të djelmoshat e këqij që i takoni rrugës. Ju mund të tentoni të derivoni nga kjo strategji dhe të bëheni kreativ, por kjo do të zgjat shkurt. Mafia II është e tipit dil gjuaj, fshehu, gjuaj sërish dhe fshehu. Ky sistem nuk bllokohet dhe funksionon rrjedhshëm gjë që është mirë, por ka raste kur mendon se je i mbrojtur por plumbat të shpojnë trupin, në veçanti kur përballesh me më të rrezikshëm.

Ka raste kur mund t’iu qasesh misioneve në mënyra më të lehta pa bërë zhurmë, sikur një pastrues i xhamave për të likuiduar personin kyç, por këto raste janë të rralla. Shumicën e kohës, ju gradualisht lëvizni para dhe vrisni të gjithë përgjatë rrugës. Por kjo është gjë e thatë – shënjestrimi i armiqve në disa raste, ose më mirë thënë në shumicën e rasteve nuk është natyral – dhe pritja për të regjeneruar shëndetin nuk mund të bëhet asnjëherë në momentin e duhur. www.pcworld.al

Kur nuk përdorni një Tommy Gun apo pistoletë, ju mund të bëni misionin vetëm me grushte. Ka seksione – ka pasur me tonelata në Mafia 1 – ku Vito duhet të grushtojë armikun e tij. Sërish, tingëllon bukur dhe përdoret mjaft mirë në një seksion të papritur burgu, por mekanizmat nuk kanë asgjë të veçantë – në fakt janë shumë të thjeshta. Ju mbani butonin për t’iu ikur goditjeve të armikut gjersa përfitoni rastin t’ia ktheni një sulm të rëndë apo të lehtë. Këtu vetëm ju duhet t’ia fusni gjumë dhe të mbani ritmin me këta butona .

Mafia II gjithashtu ka probleme me ritmin. Ka momente të fuqishme, kur ju ngisni një trup të vdekur drejt varrimit dhe miqtë tuaj këndojnë në makinë, por ka pjesë që të plasin barkun ku ju shihni Vito të kap telefonin dhe të shikojë murin sikurse një robot. Ju do të përfundoni një mision në një anë të qytetit dhe më pas ngisni automjetin komplet rrugën për ta parkuar, të futeni në apartamentin tuaj, të kaloni te shtrati dhe të flini. Asgjë esenciale nuk ndodh në këtë kohë. Ju thjeshtë po kompletoni procedurat e misionit.

Në një nivel të ngjashëm të mundimit mund të jetë edhe policia në Mafia II. Loja përdor një mekanizëm argëtues ku policët raportojnë tabelat e makinës apo përshkrimin e rrobave, dhe më pas është në duart tuaja për të blerë rroba apo për të “përgatitur” makinën që t’iu ikësh nga pista e hetimeve. Në raste tjera ata ju ndalojnë për tejkalim shpejtësie (nëse kaloni në të kuqen në semafor, këta polic janë sikur të ishin nga Shqipëria – as që iu bëhet vonë për të ndaluar dhe për t’iu gjobitur) por në shumicën e rasteve me ta nuk keni probleme. /pcworld.al

Lajmet e fundit>