Lajmet

Në Gjakovë do të mbahet Software Freedom Day

Sep 17 2010
0 Shpërndarje
Në Gjakovë do të mbahet Software Freedom Day

Në qytetin e Gjakovës më 18 shtator ditë e shtune do të mbahet, “Software Freedom Day” e cila do të mbahet në bibliotekën e qytetit ”Ibrahim Rugova” me fillim prej orës 10;00 dhe përfundon në orën 15;00.

Edhe nëse  jeni përdorues i thjeshtë i kompjuterëve ose programer apo hacker, ju duhet të merrni pjesë për të mësuar më tepër rreth GNU/Linux dhe Free Software/Open Source.

Lidhur me këto do të ketë fjalime të ndryshme nga njerëz të ndryshëm, ku do të shpalosen shumë gjëra për të cilat nuk keni pasur njohuri më parë, pra lidhur me Ubuntu, GNU/Linux,Free Software, Open Source etj.

Për të gjithë pjesëmarrësit, do të shpërndahen edhe CD me programet  “Ubuntu”, GNU/Linux 10.04 dhe distribucione tjera të GNU/Linux.

Lajmet e fundit>