Harduer

Në muajin tetor del në treg modeli i bardhë PS3 320GB

Sep 17 2010
0 Shpërndarje
Në muajin tetor del në treg modeli i bardhë PS3 320GB

PS3 me përmbajtje të hapësirës prej 320GB vjen me ngjyrë të bardhë dhe aktualisht është duke u promovuar në versionin japonez të faqes zyrtare të kompanisë, kurse modeli i bardhë klasik 320GB HDD do të shitet për ¥34,980 që me dollarë amerikanë kushton 420 dollarëve. Ky model shitet me një “joystick” të vetëm DualShock 3.

Për një kohë të caktuar ky model nuk do të fillojë të shitet në tregun amerikan, ndërsa do të shitet vetëm si një pajisje pa asnjë lojë të integruar në brendësi të konsolës.
Kompania Sony ka njoftuar se do të ketë edhe lansime të modeleve tjera të bardha dhe të kaltërta të konzolës së dorës PSP, dhe të njëjtat do të fillojnë të shiten gjatë muajit nëntor dhe do të kushtojnë 200 dollarë amerikan.

Lajmet e fundit>