Lajmet

Në Shqipëri “zbulohet” e-banking!

Sep 14 2010
0 Shpërndarje
Në Shqipëri “zbulohet” e-banking!

“Ne kemi punuar gjatë këtij viti, duke shqyrtuar legjislacionin, kuadrin rregullator dhe politikat e jashtme në mënyrë që të nxiten bankat, operatorët e komunikimeve elektronike dhe çdo aktor tjetër që të ofrojë për klientët këtë shërbim” u shpreh z. Pollo.

Ai më tej shtoi se kryeministri ka thirr në një mbledhje në Ministrinë e Financave, guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe ka kërkuar nga ai nxitjen e përdorimit të mobile-banking, në mënyrë që të mundësohen pagesa të telefonit, rrymës, ujit, e gjërave tjera edhe përmes celularit.

“Ky paraqet një hap të rëndësishëm të programit madhor për Shqipërinë Dixhitale, që nuk kufizohet vetëm me ueb faqe të institucioneve shtetërore por ka të bëjë edhe më shumë me sektorin privat dhe për Shqipërinë Dixhitale në sektorin privat, sot është një ditë e rëndësishme”  tha ministri Pollo.

Por pasi e treguam tërë atë që tha Ministri, është për tu tu habitur sesi një Ministër Shteti del e flet në këtë mënyrë dhe nuk e di se prej vitesh shërbimet e-banking ofrohen për individë nga disa sisteme bankare shqiptare si Banka Credins, Intesa SanPaolo, Alpha Bank apo Union Bank.

Lajmet e fundit>