Lajmet

NEC hyn në ekranet kompjuterike të madhësisë 43 inç

Jun 5 2009
0 Shpërndarje
NEC hyn në ekranet kompjuterike të madhësisë 43 inç

Gjatë kësaj jave NEC mori titullin si kompania e parë në treg që do të dërgoj për klient një ekran kompjuterik ekstra të gjerë dhe të vazhdueshëm për desktop. CRV43 ka madhësi 43 inç dhe ekran pa asnjë ndarje që arrin të krijojë rezolucion deri në 2880×900 piksela.
Rata e aspektit është 3.2:1 që është mjaft e gjerë sa të arrijë të mbush një vizion periferik dhe kjo e bënë i deal për simulacione, ku shikimet e këndit më të madh janë të një rëndësie të madhe. Gjithashtu mund të ofrohet edhe si opsion për zyre në shtëpi dhe situata profesionale ku hapja e dritareve të shumta është esenciale.
Megjihëse nuk është thënë, besohet se NEC e ka vendosur CRV43-in në projektim të pasmë DLP, në vend të përdorimit të LCD-së, kështu që prisni saktësi shumë më të mirë të ngjyrave dhe kohë më të mira përgjigjjeje sesa tek LCD-t, edhe në rezolucionin e tij maksimal. Spektri i tij i ngjyrave përfshin të gjitha hapësirat sRGB dhe 99.3 % të Adobe RGB: azhurnimet e kohërave të pikselave janë 100 herë më të shpejta në 0.02 ms. Kontrasti është relativisht i lartë pavarësisht madhësisë në raportin 10.000:1.
Shikuesit gjithashtu kanë mundësinë të zgjedhin hyrjen në ekran, qoftë duke përdorur një lidhje të vetme DVI apo HDMI, për të arritur rezolucion të plotë. Një USB hub është gjithashtu në bord të CRV43, ndërsa paraqitja e tij në treg pritet të bëhet gjatë muajit korrik për një çmim prej 8.000 dollarë.

 

Lajmet e fundit>