Softuer

Need For Speed World niset online në versionin beta

Mar 17 2010
0 Shpërndarje
Need For Speed World niset online në versionin beta

Need For Speed World Online do të përfshijë pjesët më të mira nga të gjitha seritë e mëparshme, duke përfshirë edhe hartat nga Carbon dhe Most Wanted. John Doyle, producent i lartë pranë Need For Speed World ka pasur në mendje qysh kaherë idenë për një lojë masive garuese multiplayer online, dhe siç duket Doyle më në fund ka qenë në gjendje të ekzekutojë mater planin e tij.

Struktura e Need For Speed World do të jetë e ngjashme me të gjithë titujt e kësaj serie deri në ditët e Underground në vitin 2002, por me një element të komunitetit më të integruar, në vend të vozitjes së thjeshtë nëpër qytet dhe të mbushur me ngasës konkurrent të drejtuar nga inteligjenca artificiale.

EA gjithashtu ka bërë të ditur se një beta e mbyllur ka filluar për këtë lojë dhe se u bëhet thirrje entuziastëve të ngasjes që dëshirojnë të testojnë lojën të vizitojnë faqen e beta abonentëve .

Më e rëndësishmja është se Need For Speed World do të jetë një MMO që mund të luhet pa pagesë. Klienti shkarkohet pa pagesë dhe sipas ekipit zhvillues do të funksionojë në secilin Windows PC.

Sipas përshkrimit të prezantuar në faqe, periudha testuese do të vendoset “gjatë muajve të ardhshëm”, me sezona të luajtjes që do të ndodhin gjatë secilës javë.

Lajmet e fundit>