Softuer

Need For Speed World përfundon me fazën e parë testuese

Jun 17 2010
0 Shpërndarje
Need For Speed World përfundon me fazën e parë testuese

Electronic Arts përmes një njoftimi me e-mail ka falenderuar pjesëmarrësit në fazën testuese,dhe ka publikuar edhe disa statistika rreth zhvillimit të kësaj loje.

Sipas tyre, numri total i garave të zhvillaura ishte 986.599, ndjekjet policore ishin 596.234, arrestime 214.369, ndjekja më e gjatë me polici 2 orë e 43 minuta, automjeti më i popullarizuar me përpunime Nissan Silvia S15, etj.

Need for Speed World është lojë MMO dhe mund të luhet vetëm online. Ajo dërgon gejmerët në ambiente të historisë së Need for Speed, të dizajnuara ekskluzivisht për PC. Loja do të jetë pa pagesë për tu luajtur, dhe pjesëmarrësit do të kenë qasje në automjete të ndryshme të licencuara, gara të shumta, etj.

EA gjithashtu ka bërë të ditur se faza e radhës e beta testimit do të mbahet pas një periudhe shumë të shkurtë. Ekipi i PCWorld Albanian ka qenë pjesë e fazës testuese dhe përshtypjet e para për këtë lojë gjatë testimit janë mjaft pozitive deri më tani.

Lajmet e fundit>