Lajmet

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes MPB dhe PTK

Apr 16 2010
0 Shpërndarje
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes MPB dhe PTK

Përmes kësaj marrëveshjeje synohet vendosja e skemës së ndërsjellë të bashkëpunimit midis dy institucioneve për realizimin e interesave të përbashkëta. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi pas nënshkrimit të marrëveshjes tha se “është moment i një rëndësie të veçantë bashkëpunimi shumë i ngushtë mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Post-Telekomit të Kosovës. Ky bashkëpunim ka qenë i mirë edhe më herët, mirëpo me këtë marrëveshje do të thellohet edhe më tepër”, tha ministri Rexhepi.

Duke folur për përfitimet nga kjo marrëveshje, ministri Rexhepi theksoi se “ne do të përfitojmë nga kjo marrëveshje për arsye se na mundësohet që brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme konsumatorët që janë me Prepaid do të kenë çmime shumë më të lira brenda rrethit, siç quhet tash.

Gjithashtu, PTK-ja ka marrë obligim që të gjitha institucionet e MPB-së, policia në këtë rast të kenë kyçjet me fibra optike, që do të kemi shërbime shumë më të shpejta, më të sigurta, më të lira dhe është mjaft i avancuar. Mendoj se jemi të avancuar në këtë drejtim, prandaj kjo do të jetë në funksion të komunikimit shumë më të mirë, të sigurisë më të mirë”.

Në fund ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, theksoi se “do të ketë edhe përfitime të tjera, sepse PTK me ekspertët e saj do të bëj edhe trajnime të ndryshme për stafin tonë, në mënyrë që komunikimi të jetë sa më profesional. Fatbardhësisht nuk kemi nevojë për ekspertë të jashtëm, por tash PTK-ja ka ekpertë të vet dhe neve na obligon edhe ligji që për çdo kyçje ilegale qoftë telefoni fikse, qoftë forma të tjera ilegale që e pengojnë afarizmin e PTK-së, ne do të asistojnë në të gjitha këto që të eliminohen të gjitha këto intervenime ilegale dhe çdo herë e kanë derën çelë në ministrinë tonë. E falënderojmë PTK-në dhe kryeshefin Shyqri Haxha, të cilët jo veç me ministrinë tonë, por në kuadër të mundësive të tyre kanë dhënë ndihma të mëdha në zbutjen e çështjeve sociale dhe shumë gjërave tjera, prandaj i urojmë sukses edhe në të ardhmen”.

Kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Shyqri Haxha, tha se “kam nderin dhe kënaqësinë që sot jam takuar me ministrin Rexhepi, ku i urova detyrën e re dhe i dëshirojmë sukses. Kjo kontratë përfshinë shërbime që PTK-ja do t’i  ofrojë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kjo kontratë është e mirë edhe për PTK-në, edhe MPB-në, sepse e ndihmojnë njëri-tjetrin dhe dëshiroj që kjo kontratë të implementohet sa më shpejtë.

Lajmet e fundit>