Siguri

Nëntë të arrestuar në mashtrimin masiv me iPhone

Aug 18 2010
0 Shpërndarje
Nëntë të arrestuar në mashtrimin masiv me iPhone

Policia e qytetit të Londrës ka sekuestruar iPhone, celularë, sim kartela dhe kartela bankare, si dhe pasaporta në një aksion të organizuar në Londër, Southend, Walsall, Birmingham dhe Middelsbrough.

Kompania O2 ka bërë thirrje për intervenim të policisë, pasi që vetëm në muajin korrik ka humbur mbi 1.2 milion funte. Policia arriti të gjejë mashtruesit dhe ka arrestuar nëntë të dyshuar, me moshë mes 18 dhe 42 vjet, dhe në këtë rezultat kanë arritur pas nëntë muajve hetime.

Policia beson se grupi ka arritur të blejë kontrata me celularë dhe iPhone duke përdorur identitete false dhe kartela bankare. Celularët më pas përcilleshin tek një ndërmjetës në Birmingham, përmes një rrjeti të 29 ngassëve në Wiltshire, Somerset dhe Northamptonshire.

Ndërmjetësuesi shiste këto sim kartela nga celularët për një bandë me bazë në Londër dhe Essex, të cilët lidhnin kartelat në makina për thirrje automatike në numra Premium, që kërkojnë 10 funte në minutë. Ndërmjetësuesi më pas kalonte pajisjet jashtë vendit, në veçanti iPhone-të, të cilët nuk mund të mbylleshin.

Policia pastaj përcolli disa prej pajisjeve të vjedhura dhe sim kartelave në shtete të Lindjes së Mesme, Evropës dhe Vietnamit. Pasi që numrat Premium ishin me bazë jashtë shtetit, kompanitë mobile duhet të pastronin sasinë e prezantuar në faturë. Ato duhet të paguajnë faturat pa asnjë shpresë së rikthimit të tët hollave nga “pronarët inekzistent”.

Policia ka thënë se bandat kanë jetuar nën radar në shtëpi të zakonshme, por disa kanë pasur makina të shtrenjta. “Ne kemi goditur në zemër një rrjet të sofistikuar kriminel i cili ka qenë duke shënjestruar industrinë e telekomunikacionit për të vjedhur miliona funte. Çdo muaj numri i sima kartelave rritej për të bërë më shumë thirrje Premium në shpinë të ofruesit të rrjetit” u shpreh një zëdhënës i Policisë për BBC. /pcworld.al

Lajmet e fundit>