Ja se si

Nero rifreskohet dhe Roxio ndryshon pamje

Jan 30 2009
0 Shpërndarje
Nero rifreskohet dhe Roxio ndryshon pamje

altNero 9 dhe Roxio Creator 2009 janë dy komplete masive për kopjimin e CD-ve dhe DVD-ve të të gjitha llojeve, si dhe për hapjen, importimin dhe manipulimin e video dhe skedarëve audio, duke përfshirë edhe materialet HD. Të dy janë shumë të përshtatshëm dhe versionet e reja ofrojnë përmirësime, në dallim nga versionet e kaluara. Nero mund të mos duket se ka pësuar ndryshim, por Roxio ofron një ndërfaqe të rikrijuar, që është edhe më e lehtë për t’u përdorur.
Ndryshimet më të dukshme të Nero janë eliminimi i “Ultra” nga titulli dhe krijimi i BackItUp, në një instalim të veçantë opsional. Për fat të keq, moduli për rrjete multimediale MediaHome 4 shitet ndaras. Ndryshimet e tjera në Nero 9 nuk vërehen edhe aq. Aplikacioni Nero StartSmart ka shtuar mundësinë për shikimin e skedarëve (audio dhe video), si dhe funksionin AutoBackup për krijimin e kopjeve rezervë. Të dy modulet janë integruar në qendrën e lançimit, duke eliminuar nevojën për të hapur ndonjë aplikacion tjetër.
AutoBackup  është arsyeja pse BackItUp tash është ndaras dhe mund të bëjë kopje rezervë në kompjuter ose në shërbimin e ri online të Nero, i cili kushton 1$ për GB në muaj ose më pak, varësisht nga plani që zgjidhni. Nero ka ridizenjuar modulin për shikimin e DVD-ve i, cili ka ndërfaqe më pak të koklavitur. Ndryshimet tjera vërehen në Help dhe më shumë asistencë ofrohet online. Përgjithësisht, Nero 9 nuk ka bërë ndonjë ridizenjim të madh. Ndërfaqja do të mund të përfitonte nga një ndryshim i pamjes, por mbetet e pandryshuar.

Lançim më i thjeshtë

Kompleti i Roxio ka një ndërfaqe të ridizenjuar, që është një rifreskim i mirëpritur. Pamja e re përmirëson lançuesin e centralizuar të aplikacionit që kemi parë në versionet e kaluara. Lista konfuze e emrave të aplikacioneve ka hapur rrugë për kompletimin e menyve të orientuara me detyra, me etiketa të qarta si “Krijoni CD”, “Krijoni etiketa” dhe “Shikoni Filma” (Opsioni konfuz i emëruar Plug ‘n Burn video cam to DVD është ende këtu). Creator 2009 ende ka një turmë me module të ndara, por tani modulet e bëjnë më të lehtë rrugën atje ku doni të shkoni.
Ende, varësisht nga këndvështrimi, Creator 2009 mund të konsiderohet si përmirësim. Shtesa për Blu-ray prej 30$ ofron përkrahjen për BDMW (duke përfshirë menytë) për të dhënat ekzistuese, si dhe për BDAV dhe AVCHD. Adhuruesit e librave audio do të pëlqejnë Audio Book Creator i cili konverton librat audio nga CD dhe MP3, në një skedar të vetëm të formatit .m4b, të cilin mund ta dëgjoni nga Apple iTunes, iPod dhe iPhone, me çdo kapitull me emër të veçantë, si të ishte e ndarë në skedarë individualë. Aplikacioni do të shkarkojë dhe inkorporojë informatat e kapitujve dhe ballinën nëse ajo gjendet online.
Shumica e aplikacioneve të Creator ju lejojnë të ngarkoni direkt në YouTube. Gjithashtu, Roxio ka shtuar shërbimin e vet për shpërndarjen e materialeve multimediale, si destinacion për fotot dhe videot me 1GB falas, 5GB për 40$ në vit.
Si Nero 9 dhe Creator 2009 janë të shkëlqyer për përdoruesit e rinj. Roxio është më i përshtatshëm, por Nero ka përparësitë e veta. Kompleti i vet është më i shpejtë dhe më i fuqishëm në enkodim dhe audio. Roxio është masiv, nevojiten 3GB hapësirë dhe nga pak i ngadalshëm në kalim mes moduleve, por pamja dhe ndjesia e përmbajtjes që prodhon janë të shkëlqyera.

 

Lajmet e fundit>