Lajmet

Nëse dëshironi privatësi në Twitter përdorni Firefox

May 19 2012
0 Shpërndarje
Nëse dëshironi privatësi në Twitter përdorni Firefox

Rrjetet sociale që ofrojnë privatësi së fundmi janë pothuajse utopike. Megjithatë, rrjeti social Twitter në bashkëpunim me Mozilla kanë ndërmarrë një iniciativë të rëndësishme në këtë drejtim.

Twitter ka rënë dakord të përdor veçorinë Do Not Track të Firefox, duke u mundësuar përdoruesve të Twitter që i çasen këtij shërbimi me anë të shfletuesit Firefox të ndalojnë cookie të palëve të treta që zakonisht përdoren për reklamime.

Veçoria Do Not Track sipas shifrave të Mozilla-s është përqafuar nga 8.6% e përdoruesve të versionit desktop të Firefox-it dhe 19% e përdoruesve të versionit mobil. Sipas regjioneve ShBA-ja prinë me numrin më të madh të përdoruesve të këtij shërbimi, e pasuar nga Holanda dhe Franca.

Kurse, në sondazhin e fundit të kryer me 10 mijë përdorues të Firefox nga 140 shtete, 49% e të anketuarve besojnë që privatësia e tyre respektohet me veçorinë Do Not Track, derisa vetëm 12% prej tyre besojnë se nuk kanë nevojë për këtë veçori.

Shërbime për mospërcjelljen e sjelljeve të përdoruesve të Internetit janë duke u bërë trend së fundmi. Facebook ka provuar disa herë të rregulloj këtë çështje, por nuk ka arritur t’i përmbushë kërkesat e qeverive dhe organizatave të ndryshme. Vendimi i Twitter është një hap i madh në këtë drejtim, derisa nuk kanë munguar as lëvdatat nga Komisioni Federal për Tregti, FTC. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>