Nëse kërkoni një Twitter më të mire, është koha të provoni karakteristikën më të re “Instant Timeline”

Feb 5 2015
0 Shpërndarje
Nëse kërkoni një Twitter më të mire, është koha të provoni karakteristikën më të re “Instant Timeline”

e0881a04-b888-4182-aed5Ditëve të fundit Twitter lançoi një filozofi të re e quajtur “Instant Timeline” e cila u mirëprit nga të gjithë. “Instant Timeline” thjesht e bën Twitter një rrjet social më të përdorshëm dhe më tëheqës për ata që bëhen pjesë e tij për herë të parë. Sipas New York Times kjo veçori e re është duke u testuar nga një grup përdoruesish të përzgjedhur në mënyrë rastësore.

Me pak fjalë po ju shpjegojmë funksionin e Instant Timeline: Rrjeti social Twitter analizon kontaktet tuaja dhe e përdor këtë informacion për të gjetur profilin e temave që ju interesojnë përdoruesve më së shumti. Më pas automatikisht Twitter do të shfaqë në furnizuesin tuaj të përmbajtjeve, cicërima të bazuara në preferencat e përdoruesve. Shembull konkret, nëse një nga miqtë tuaj pëlqen kuzhinën ju do të ballafaqoheni me receta ushqimore në rrjetin social. Në fund rezultati është një furnizues perfekt përmbajtjesh kombinuar me cicërima që përmbushin preferencat e përdoruesve.

Deri tani, vetëm një pjesë e përdoruesve të një smartfoni Android kanë akses në karakteristikën e Instant Timeline. Nëse një mik i juaj dëshiron të hapë një llogari për herë të parë në Twitter atëherë ky është momenti për të përjetuar një një eksperience të re. Herën e fundit që rrjeti social Twitter publikoi të dhënat financiare të tremujorit të fundit, raportoi 284 milion përdorues aktiv. Por kohët e fundit ky rrjet social ka qënë në qendër të diskutimeve të analistëve për shkak të mënyrës se si Twitter mirëpriste përdoruesit e rinj. Si duket kompania ju përgjigj më së miri kritikave. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>