Lajmet

Nëse përdorni WordPress, atëherë mund të ju duhet të dini për këtë buton

Jun 29 2014
0 Shpërndarje
Nëse përdorni WordPress, atëherë mund të ju duhet të dini për këtë buton

wordpress-798x310Disa lexues mund ta shohin këtë postim dhe mund të thonë “Si mundet dikush të mos e dijë këtë gjë?” Por mund të ju themi që ende mund të ketë persona të cilët nuk e kanë mësuar deri tani dhe mund të themi që jemi jo larg realitetit.

Vendosja e një teksti të formatuar nga një editor teksti në WordPress është gjë e dhimbshme sepse formatimi vjen me tekstin. Ju përfundoni me fonte të çrregullta dhe ndryshime në ngjyra dhe shumë etiketa të panevojshme DIV dhe SPAN në HTML.

Clear-FormattingPor prisni pak, sepse qëllimi i këtij artikulli është të ju ndihmojë në lidhje me këtë gjë dhe kjo në fakt bëhet fare thjeshtë. Vetëm klikojeni butonin e shfaqur në fotografinë më lartë dhe jeta juaj në WordPress asnjëherë më nuk do të jetë njësoj. I tërë formatimi largohet nga teksti, por të gjitha lidhjet mbesin siç janë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wordpress
Lajmet e fundit>