Lajmet

Nëse shikoni video në Facebook, së shpejti do të shihni më tepër reklama

Jun 8 2014
0 Shpërndarje
Nëse shikoni video në Facebook, së shpejti do të shihni më tepër reklama

Facebook_VideoNëse shpesh shikoni video të postuara në Facebook, reklamuesit së shpejti mund të ju “godasin” me reklamat e tyre në video. Facebook gjatë të enjtes ka shtuar një mjet të ri të shënjestrës që do të shfaq video reklama tek përdoruesit të cilët shpesh shikojnë video në platformë. Nëse shikimi i videove është një element i rëndësishëm i fushatave të reklamuesve, ata mund ta identifikojnë atë në Facebook, që do të sigurojë që videot që paraqiten për përdoruesit të lëshohen për t’u parë. Kjo nuk domethënë që përdoruesit do të shohin më tepër reklama se zakonisht, tha një zëdhënës i Facebook-ut për Mashable, vetëm që lloji i reklamave mund të ndryshojë.

Facebook shtoi veçorinë e re të shënjestrimit së bashku me mjetet e tjera të marketingut për të ndihmuar ofertat e tyre për reklama në video. Reklamuesit tani mund ta përfshijnë një thirrje në fund të një videoje (si “mësoni më tepër”) dhe të ri-shënjestrojë përdoruesit që klikojnë në videot e tyre me reklama shtesë. Mjetet e shënjestrimit nga Facebook janë duke u bërë më të sakta; kjo veçori e ri-shënjestrimit për video reklama vjen vetëm një ditë pas lajmit që reklamuesit do të përdorin kërkimet e përdoruesve për Facebook në Google dhe Bing për të shfaqur reklama më të përshtatshme.

Veçoria e re nuk aplikohet tek reklamat premium të videove në Facebook, të cilat kompania i lëshoi gjatë muajit mars. Në vend të tyre, ajo përdoret vetëm tek reklamat standarde për video, ose videot që brendet i shpërndajnë në faqet e tyre dhe më pas paguajnë për reklama. Për dallim nga reklamat premum në videot, që janë 15 sekonda të gjata dhe që lëshohen automatikisht, reklamat standarde në video mund të jenë të çfarëdo gjatësie, nuk lëshohen automatikisht dhe paraqiten me një etiketë “sponsorizuar” përgjatë pjesës së sipërme në mënyrë që përdoruesit të jenë në gjendje të dinë nëse është një reklamë.

Veçoritë e reja për reklama janë një shenjë që Facebook është duke e bërë kalimin – ose thënë ndryshe, zgjerimin – në video reklama, një fushë kjo për të cilën kompania ka folur për një kohë të gjatë, por që mjaft rrallë e ka hulumtuar. Të gjitha reklamat në Facebook kritikohen nga përdoruesit, por reklamat në video disi tërheqin më tepër vëmendje. Facebook madje është duke punuar me kompaninë e reklamave televizive Ace Metrix për të shfaqur të gjitha reklamat premium përpara se ato të paraqiten në shërbim, për t’u siguruar që përmbajtja nuk largon përdoruesit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>