Lajmet

Nëse uebfaqet e famshme do të ishin njerëz (Humor)

Mar 15 2013
0 Shpërndarje
Nëse uebfaqet e famshme do të ishin njerëz (Humor)

SocialGoogle, Reddit, Tumblr, Instagram, Pinterest, Bing, Facebook, Twitter etj., janë që të gjithë brende të cilat “dinë” nganjëherë të na bëjnë me nerva, por si do të dukej sikur të gjitha këto ti zhvendosim në jetë reale.

A e keni imagjinuar ndonjëherë se si do të dukej Google si person? Sigurisht irritues, ndërsa Bing nuk do të ishte shumë i dobishëm. Instagram gjithmonë do të na kishte zhvendosur shikimin përmes filterëve, ndërsa Facebook gjithmonë do të na kishte marrë diçka, na pëlqen neve kjo apo jo.

Në të vërtetë, kjo histori ka kuptim dhe nëse jeni i informuar pak më mirë për këto shërbime, menjëherë do ta gjeni lidhjen në mes humorit dhe jetës së vërtetë – asaj në ueb.

PCWorld ju sjell videon ku mund të shihni se si do të dukeshin uebfaqet (shërbimet) më të popullarizuara në botë sikur të ishin njerëz të zakonshëm.

Cili nga këta karaktere ju bën më shumë me nerva?. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>