Lajmet

Nesër debuton asistenti dixhital i Google në iPhone

May 16 2017
0 Shpërndarje
Android Police gjithashtu ka raportuar një aplikacion i cili fillimisht do të ofrohet vetëm në SHBA. Nesër debuton asistenti dixhital i Google në iPhone

Asistenti dixhital i Google së shpejti do të qëndrojë në një shtëpi me Siri-n. Sipas Bloomberg, një aplikacion Google Assistant është gati për debutim në iOS dhe do të bëhet i disponueshëm nga kjo javë e cila përkon me Konferencën e Zhvilluese I/O.

Android Police gjithashtu ka raportuar një aplikacion i cili fillimisht do të ofrohet vetëm në SHBA.

Google hoqi siparin e asistentit dixhital vitin e kaluar së bashku me telefonët Pixel ku edhe ngeli një ekskluzivitet deri në Mars kur debutoi në Marshmallow dhe Nougat.

Asistenti është një Siri i Google. Ai u përgjigjet pyetjeve, dërgon mesazhe dhe kryen veprime bazike. Sjellja e Google Assistant në iOS nuk do ta dëmtojë aspak Google sepse pjesa më e madhe e shërbimeve të motorit të kërkimit tashmë ofrohen në këtë platformë.

Ndryshe nga Siri i cili hapet me një të prekur të butonit qëndror, Asistenti i Google duhet hapur nga aplikacionit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>