Analiza

Net Applications: Windows 7 tejkalon Windows 8 dh 8.1 së bashku

Dec 2 2013
0 Shpërndarje
Net Applications: Windows 7 tejkalon Windows 8 dh 8.1 së bashku

Sipas Net Applications, nëntori nuk ishte një muaj i mirë për sistemin operativ Windows 8.x, ku Windows 8 dhe Windows 8.1 së bashku kanë marrë mezi 0.05 për qind të tregut gjatë muajit nëntor.

Windows 8 pësoi rënie prej 0.87%, duke poseduar kështu 6.66 për qind të tregut botëror. Windows 8.1 arriti të ngrihej për 0.92 për qind. Arritja e përgjithshme prej 0.05 për qind është një shifër e ulët.

Sfiduesi kryesor i Windows 8.x, Windows 7, i ka dhënë një “shpullë” rivalit të vet nga e njëjta ndërmarrje gjatë nëntorit. Sipas Emil Protalinksi nga The Next Web, “Windows 7 mori 0.22 pikë të përqindjeve (nga 46.42 në 46.64 për qind).

Në nëntor, Windows 7 kështu arriti të marrë më tepër pjesë se sa Windows 8 dhe Windows 8.1 së bashku.” Kjo pjesë prej 0.22 për qind është më tepër se katërfishi i lakores së rritjes së Windows 8.x gjatë muajit.

Tani, ciklet e përditësimit të ndërmarrjeve në Windows 7 vazhdojnë në shpejtësi, gjë e cila nuk është në vete një goditje kundër Windows 8 dhe Windows 8.1; Microsoft ka inkurajuar ndërmarrjet që të vazhdojnë kalimet e tyre në Windows 7, si pjesë e largimit të tërësishëm nga Windows XP përpara ndërprerjes së mbështetjes për këtë sistem, gjë e cila pritet të ndodh vitin e ardhshëm.

Sidoqoftë, me të parë që familja e Windows 8.x dështon të rritet një muaj pasi është bërë lëshimi i Windows 8.1 është gjë zhgënjyese për ndërmarrjen Microsoft. (PCWorld Albanian)

2013-12-01_21h15_52

Lajmet e fundit>