Analiza

NetApplication: Internet Explorer 11 është shfletuesi më popullor në botë

Nov 2 2014
0 Shpërndarje
NetApplication: Internet Explorer 11 është shfletuesi më popullor në botë

ie11Që nga lëshimi në muajin tetor të viti të kaluar, Internet Explorer 11 nuk ka qenë në gjendje të kalojë Internet Explorer 8 tek pjesa e tregut që bartin. Shfletuesi ka pasur rritje të vazhdueshme, por më pas qëndroi në vend për disa kohë përpara se të bëhej shfletuesi më popullor në botë. Tashmë, version final dhe më i mirë i shfletuesit të krijuar nga Microsoft ja ka arritur.

Mes muajve shtator dhe tetor, tregu i shfletuesve ka ndryshuar si më poshtë sipas statistikave që vijnë nga NetApplications:

– Internet Explorer: 58.49 %

-Chrome: 21.25 %

-Firefox 13.91 %

– Safari 5.10 %

– Opera 0.83 %

Por do të hyjmë më në detaje të shohim ku qëndrojnë lajmet e mira për shfletuesin e Microsoft. Internet Explorer 11 pati një rritje me 6.92 % duke arritur në 24.05 %. Internet Explorer 10 fitoi 0.51 pikë përqindjeje për të arritur në 6.09 %, ndërsa Internet Explorer 9 pati një rënie me 0.66 pikë përqindjeje për të rënë në 8.68 %. Më e rëndësishmja, Internet Explorer 8 humbi 4.94 pikë përqindjeje duke rënë në 17.31 %.

Po çfarë i shkaktoi këto ndryshime të mëdha? Windows 8.1 kohët e fundit pati një rritje të vazhdueshme, ndërsa Windows XP mori goditjen e madhe. Internet Explorer 11 ka fituar pikë nga Internet Explorer 9 dhe 10 sepse përdoruesit e Windows XP kanë ngecur me Internet Explorer 8 dhe nuk mund të shkojnë më tej. Gjëra pozitive për Microsoft vazhdojnë sepse versionet 6 dhe 7 të shfletuesit kanë humbur pikë po ashtu duke rënë në 1.68 % dhe 1.55 % respektivisht.

Shfletuesi i Google Chrome 38 po ashtu pati rritje të konsiderueshme duke arritur të fitojë 6.75 % pikë përqindjeje nga muaji në muaj. Ndërsa Chrome 37 humbi 3.76 pikë përqindjeje duke

rënë në 6.30 %. Ndërsa Mozilla Firefox ka pasur një vit të vështire dhe gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë. Shifrën 13 % të tregut nuk e kanë hasur për vite me radhë, madje NetApplication kujton vitin 2007 kur shfletuesi kishte 15 % të tregut. NetApplications përdor të dhëna të marra nga 160 milion vizitorë unikë çdo muaj duke monitoruar 40,000 uebsite për klientët e saj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>