Lajmet

Netbook i ri, i përmirësuar dhe i shtrenjtë, nga HP

Apr 18 2009
0 Shpërndarje
Netbook i ri, i përmirësuar dhe i shtrenjtë, nga HP

altHP Mini 2140 është versioni i rritur i Mini 1000 dhe i shtrenjtë për një netbook. Me çmimin prej 499$, ky minilaptop ka procesor 1.6-GHz Atom, 1GB RAM, harddisk 160GB (me 5400 rpm), bateri tre qelizore dhe Windows XP.

Me 30$ shtesë merrni bateri gjashtë qelizore (si në modelin që kemi testuar). Me 629$ blini modelin me bateri tre qelizore me 2GB RAM dhe harddisk 160GB me 7200 rpm. Fatkeqësisht, testimet me Photoshop kanë mundur të arrijnë vetëm 26 pikë në World Bench 6. Një netbook tjetër me rezultat kaq të ulët ishte edhe Dell Inspirion Mini 9. Por modeli 2140 meriton merita shtesë për punën deri në 7 orë me një mbushje të baterisë.

Tastiera e tij është mjaft e gjerë (rreth 10 përqind më e vogël se e laptopëve standard). Butonat e djathtë dhe të majtë ndodhen anash sipërfaqes së mausit, në vend se të jenë nën të, duke e bërë navigimin dhe editimin e dokumenteve më të vështirë. Ekrani LED i Mini, me diagonale 10.1 inç, ka rezolucionin bazë 1024 me 576 piksel.  Me bateri tri-qelizore të vendosur, pajisja peshon 2.6 pound, por ende mbetet i madh me 1.05 me 10.3 me 6.5 inç.

Altoparlantët nuk kanë shumë volum, por mund të mbushin me muzikë një zyrë apo dhomë hoteli. Ky netbook ka lexuesin për kartat SDHC flash, dalje-VGA, portin ethernet dhe dy porte USB.
Para së gjithash, ky model ka çmim të përafërt me një laptop standard, që është i shtrenjtë për kategorinë e vet. 

altMini 2140 | HP
Mini është më i mirë se i mëparshmi, por me pozicion shumë të keq të tasteve të miut.
Çmimi: 529$
find.pcworld.com/62162

Lajmet e fundit>