Harduer

Netbook super i hollë LG X300, në shitje këtë muaj

Mar 9 2010
0 Shpërndarje
Netbook super i hollë LG X300, në shitje këtë muaj

Nëse doni të keni netbook me Windows 7 të instaluar, ja vlenë të konsidvezulluese erohet kjo ofertë e LG-së.

X300 vjen me ekran LCD 11.6 inch wide. Touchpadi i tij është “i pakufizuar”. Ky PC mobil elegant na vjen në dy ngjyra – të bardhë dhe kafe.

I pajisur është me procesorin 2.0 GHz Intel Menlow me deri në 2 GB memorie dhe 128 GB SSD. LG X300 operon në Windows 7 Home Premium dhe shitet me 2 çeli të baterive të cilat mundësojnë energji deri në 7 orë punë. Paketa multimediale përfshinë webkamerën e integruar me 1.3 megapixel që e përcjell software-i You-Cam, zëri vije nga SRS TruSurround HD. Dhe duke ju falënderuar çipset modemit të integruar 3G, ju mund të shfletoni internetin përmes GMS, GPRS, EDGE, UMTS, ose HSDPA rrjeteve.

LG X300 del në tregun aziatik duke filluar nga muaji Mars, duke u përcjellur nga Lindja e Mesme dhe Amerika Veriore. Çmimi dë të varioj nga vendi në vend dhe do të jetë i ndryshëm në secilin treg.

Lajmet e fundit>