Lajmet

Netflix më në fund vjen i plotë me avantazhet e tij në Windows Phone

Apr 6 2013
0 Shpërndarje
Netflix më në fund vjen i plotë me avantazhet e tij në Windows Phone

NetflixLajme të mira për të gjithë fansat e Windows Phone. Netflix ka nxjerrë përmirësimin e aplikacionit të tij në Windows Phone, që do të thotë se tani suporton pajisjet e Windows Phone 8 me një rezolucion 720X128.

Duhet nënvizuar se disa pajisje të Windows Phone 8 si Nokia Lumia 920, aktualisht e ofrojnë suportin maksimal të Netflix.

Tani të gjitha llojet e HTC 8 X do të jenë me shfaqe maksimale, gjithashtu, tamam në kohë për sezonin e katërt të “Arrested Development”, që debuton në Netflix muajin e ardhshëm.

Netflix ka pas një aplikacion të tijin në Windows Phone që nga nëntori i 2012 në Amerikën e Veriut, por u lançua vetëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe në tregje të tjera internacionale prillin e kaluar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>