Analiza

Netflix shton 5.3 milion abonentë të rinj në tre mujorin e fundit

Oct 18 2017
0 Shpërndarje
Kompania planifikon të investojë 7 deri në 8 miliard dollar vitin e ardhshëm për të rritur numrin e përdoruesve. Netflix shton 5.3 milion abonentë të rinj në tre mujorin e fundit Photo Source: Statista

Rritja e Netflix që kur filloi ekspansionin global vijon duke shtuar 5.3 milion abonentë në tre mujorin e kaluar.

Kompania planifikon të investojë 7 deri në 8 miliard dollar vitin e ardhshëm për të rritur numrin e përdoruesve.

Në raportin më të fundit financiar kompania theu pritshmëritë e analistëve duke gjeneruar 2.98 miliard dollar nga 2.97 miliard që parashikohej.

Sot Netflix numëron 109.3 milion abonentë në mbarë botën ku 52.8 milion vetëm në SHBA. I gjithë suksesi thuajse i atribuohet investimit në përmbajtje origjinale por dhe të licencuara.

Mbetet për tu parë ecuria e rritjes së numrit të përdoruesve sidomos pas rritjes të çmimit në fillim të këtij muaji. /PCWorld Albanian

Tags >

Netflix
Lajmet e fundit>