Lajmet

Netflix sjell transmetimet offline në aplikacionin universal të Windows 10-ës

Apr 3 2017
0 Shpërndarje
Kur hapni aplikacionin Netflix tregon menjëherë një ndërfaqe e cila reklamon opsionin e ri "Download and Go." Netflix sjell transmetimet offline në aplikacionin universal të Windows 10-ës Photo Source: IDG

Netflix tashmë ka filluar transmetimin offiline përmes aplikacionit në Windows 10, që do të thotë se përdoruesit kanë më shumë opsione kur ngelen pa internet.

Netflix shtoi këtë opsion të ri me përditësimin më të fundit të aplikacionit në Windows 10. Duke qenë se Windows Store nuk tregon se çfarë versioni të Netflix keni të instaluar, sigurohuni që të kërkoni për përditësime.

Kur hapni aplikacionin Netflix tregon menjëherë një ndërfaqe e cila reklamon opsionin e ri “Download and Go.”

Për fat jo të mirë kur klikoni “Find somthing to download” Netflix refuzon të tregojë titujt e disponueshëm për shkarkim prandaj duhet ti gjeni vetë.

Ky opsion ishte i disponueshëm në Android dhe iOS prej kohësh. /PCWorld Albanian

Tags >

Netflix
Lajmet e fundit>