Biznes

Netflix thyen parashikimet me 5.2 milion abonentë të rinj

Jul 18 2017
0 Shpërndarje
Ndërkombëtarsht Netflix shtoi 4.14 milion abonentë, shumë më tepër sesa kishin parashikuar analistët prej 2.59 milion. Netflix thyen parashikimet me 5.2 milion abonentë të rinj

Netflix theu parashikimet e Wall Street duke shtuar 5.2 milion konsumatorë të rinj në tre mujorin e dytë të 2017-ës dhe parashikohet se ky moment i mirë i kompanisë do të vijojë falë ekspansionit të saj në mbarë botën.

Aksionet e Netflix u rritën me 16.82 dollar në 178.55 dollar pak orë pas publikimit të këtij raporti duke thyer rekordin prej 166.87 dollarësh vendosur më 8 Qershor.

Netflix shpreson se rritja në arenën ndërkombëtare do ti garantojë kompanisë vitin e parë në fitim.

Në fund të Qershorit për herë parë Netflix kishte më shumë abonentë jashtë SHBA-ve me një raport prej 52.03 milion me 51.92 milion.

Ndërkombëtarsht Netflix shtoi 4.14 milion abonentë, shumë më tepër sesa kishin parashikuar analistët prej 2.59 milion.

Ndërsa për periudhën Korrik-Shtator kompania parashikon rritje me 3.65 milion. /PCWorld Albanian

Tags >

Netflix
Lajmet e fundit>