Lajmet

New York Times braktis aplikacionin e vet për BlackBerry

Jul 26 2012
0 Shpërndarje
New York Times braktis aplikacionin e vet për BlackBerry

Në krahasim me dyqanin e iOS dhe Google Play të Androidit, App World i BlackBerry është një vend mjaft i qetë. Aq i qatë, në fakt, sa që New York Times ka vendosur që të largojë përkrahjen për aplikacionin e vet të gazetës nga dyqani.

New York Times ka lajmëruar gjatë kësaj jave që më nuk do të ofrojë përkrahje për aplikacionin e vet për BlackBerry – sepse ai nuk ka mjaft përdorues.

Ekzekutivët e Research In Motion pa dyshim që do të jenë të zemëruar për dezertimin e njërit prej titujve më të njohur në botë të gazetave, duke shpresuar që ai nuk do të godasë besimin e zhvilluesve tjerë duke shikuar në mundësinë e krijimit të aplikacioneve për platformën BlackBerry.

Në një porosi drejtuar përdoruesve të BlackBerry gjatë ditës së hënë, gazeta tha që nuk ishte më duke ofruar përkrahje për aplikacionin në pajisjet BlackBerry dhe DealBook BlackBerry Reader. Përdoruesit që e hapin atë nuk do të jenë në gjendje të azhurnojnë lajmet dhe në vend të kësaj do të drejtohen tek faqja për celularë e gazetës, që, në letër, thuhet se ofron “një përvojë më të plotë të New York Times se sa aplikacioni autokton NYTimes në pajisjen tuaj.

Duke folur për Reuters rreth vendimit, zëdhënësi i NYTimes, Elieen Murphy, tha: “Është një çështje e përdorimit të aplikacioneve tona dhe ne i përkushtojmë burimet tona aty ku mendojnë se është niveli më i lartë i përdorimit.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>