Vëzhgim

New York Times me pasqyrë multimediale në tualet!

Sep 6 2011
0 Shpërndarje
New York Times me pasqyrë multimediale në tualet!

Dizajnuar nga laboratori hulumtues dhe zhvilluesi New York Times, një ekip ka punuar në një pasqyre që sjellë përmbajte mediale tek përdoruesi gjersa ai është në tualet. Ngjashëm sikurse një Philips Mirror TV, ekrani është i lidhur me një sensor Microsoft Kinect që është i vendosur sipër tij. Duke përdorur teknologji të njohjes së zërit dhe duke ndjekur lëvizjet përmes Kinect, televizori mundëson që përdoruesi të shfletojë titujt më të fundit të lajmeve në New York TImes si dhe të kontrollojë takimet në kalendarë, të lexojë email dhe të shikojë përditësimet më të fundit në Facebook e Twitter. Përdoruesi gjithashtu mund të shikojë motin gjë që është mjaft e dobishme për dikë që po bëhet gati të dal prej shtëpisë.

Pasqyra ka gjithashtu mundësi të skanojë etiketa RFID dhe të sjellë informacione rreth një produkti mostër. Për shembull nëse keni marrë ndonjë medikament dhe nuk jeni në dijeni se sa herë duhet ta konsumoni, nëse e mbani para pasqyrës ajo do të sjellë këto informata dhe do të jetë në gjendje të riporosisë sërish nëse është blerë medikamenti përmes përshkrimit nga ana e mjekut. Kur shkohet tek pjesa e blerjes së rrobave online, pasqyra përdor kamerën Kinect për të lansuar imazhin e tipit të trupit të përdoruesit dhe më pas mundëson që përdoruesi të vendos gjëra mbi imazhin e trupit dhe virutalisht të provojë rroba para se t’i blejë ato.

Gjersa tani për tani pasqyra është ende prototip, njohja e futurës përmes saj do të funksionojë lehtë përmes Kinect. Është e mundur që përdoruesi të ec në banjë me shumë anëtarë të familjes por sistemi njeh vetëm njërin prej tyre dhe e kyç atë automatikisht. Pastaj është e mundur që të lidhet sistemi me zbehjen e dritës në banjë, ngrohjen e ujit në një temperaturë specifike, etj. /pcwordlalbanain

Lajmet e fundit>