Harduer

NEWERTECH hedh në treg VOYAGER Q , në MACWORLD EXPO 2009

Jan 6 2009
0 Shpërndarje
NEWERTECH hedh në treg VOYAGER Q , në MACWORLD EXPO 2009

Voyager Q kthen çdo harddisk 2.5″ ose 3.5″ Serial ATA (SATA) I/II me kapacitet deri në 2.0TB, në harddisk për boot dhe paraqet tipare interesante, si ndërfaqja me FireWire 800, FireWire 400, USB 2.0 dhe eSATA për të dhënë maksimumin e performancës dhe fleksibilitetit.

Voyager Q i rije pjetë harddisqeve të vjetër që gjithkush mendon se nuk bëjnë më. Me Voyager Q, harddisqet mund të japin të njëjtin shërbim si dhe flashdisqet, por me një kapacitet shumë më të madh. Dizajni i ri dhe tiparet si leva për të hequr diskun, e bëjnë aksesor tepër të këndshëm dhe komod për t’u përdorur. Voyager Q është Plug & Play që punon shkëlqyer në Macs dhe PC. Arrin shpejtësi transferi deri në 300MB/s.  Për arsye sepse nuk kërkon asnjë instalim apo konfigurim, Voyager Q është mjeti ideal si në performancë ashtu dhe në shpejtësinë e përdorimit apo ndryshimit të disqeve.

Ky harduer i mrekullueshëm mund të blihet që tani nga distributorët e NewerTech, te  Other World Computing (OWC), në www.macsales.com dhe në dyqane të tjera rreth e rrotull botës. Vjen me gjithë kabllot e duhura për lidhje me kompjuterin, ushqyes elektrik 110 dhe 220 V automatik për të përdorur në të gjithë botën dhe me 1 vit garanci, për vetëm 100 dollarë.

 

Për më shumë informacion shikoni http://www.newertech.com/products/voyagerq.php

Lajmet e fundit>