Harduer

Nexus 6 ngeli pa një skaner të shenjave të gishtërinjve për shkak të Apple

Jan 26 2015
0 Shpërndarje
Nexus 6 ngeli pa një skaner të shenjave të gishtërinjve për shkak të Apple

google-nexus-6-theverge-13_1320.0.0Dennis Woodside,ish shefi ekzekutiv i kompanisë Motorola, ka rrëfyer se në pjesën e pasme të Nexus 6 fillimisht ishte planifikuar të vendosej një sensor i cili njihte shenjat e gishtërinjve. Në vitin 2011, Motorola ishte një pioner në sjelljen e kësaj teknologjie në telefonin inteligjent Atrix 4G, por gjithsesi kompania e cila e zhvillonte këtë teknologji në atë kohë, Authentec, u ble nga Apple një vit më vonë me një çmim prej 356 milion dollarë.

Duke qenë se Authentec ishte kompania më e mirë në këtë industri, falë blerjes së saj nga Apple , kompania Nexus 6 ngeli pa njohje biometrike. Vendimi për mos implementimin e një sensori dytësor të njohjes së shenjave të gishtërinjve ndoshta ishte opsioni më i mirë i mundshëm për Motorola dhe Google. Sensori i ndjeshmërisë së Apple, gjendet në pjesën e përparme të pajisjes i cili është mjaft i shpejtë dhe i saktë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nexus
Lajmet e fundit>