Lajmet

Nexus 7 i ri me çmim prej 199 funta mund të lëshohet në shtator në Mbretërinë e Bashkuar

Jul 26 2013
0 Shpërndarje
Nexus 7 i ri me çmim prej 199 funta mund të lëshohet në shtator në Mbretërinë e Bashkuar

Neksus 7Tableti i përditësuar i Google, Nexus 7, sipas disa listimeve për para-porositje nga njëri nga grupet më të mëdha të shitjeve të pajisjeve elektronike me pakicë, kushton 40 funta më tepër se sa modeli paraprak që ishte në Mbretërinë e Bashkuar.

Listimet, që për momentin janë në dispozicion në PC World dhe uebfaqet e Currys, e kanë vendosur modelin 16 GB Wi-Fi të Nexus 7 me çmim prej 199.99 funta dhe versioni me 32 GB prej 239.99 funta, duke përfshirë taksat për shitjet.

Kjo paraqet një ngritje të konsiderueshme në krahasim me gjeneratën e kaluar, që shitej për 159.99 funta (16 GB) dhe 199.99 funta (32 GB). Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dallimi në çmim mes modeleve të reja dhe të vjetra është rreth 30 dollarë përpara taksës.

Listimet për para-porositje tregojnë po ashtu një datë lëshimi më 13 shtator në Mbretërinë e Bashkuar, por ajo edhe mund të ndryshojë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>