Lajmet

Nexus 7 tani në dispozicion për para-porositje me Android 4.3

Jul 24 2013
0 Shpërndarje
Nexus 7 tani në dispozicion për para-porositje me Android 4.3

Best Buy është duke i çuar më tej përpjekjet e veta për të reklamuar tabletin e Google, duke postuar faqen e para-porositjeve për pajisjen përpara lëshimit zyrtar.

Dyqani online ofron fotografi në rezolucion të plotë të Nexus 7 të përditësuar, që ka shtimin e një kamere dhe logon e ka tani në pjesën e pasme në formë horizontale.

Kjo e dyta tregon që Nexus 7 i dytë i Google është synuar për t’u përdorur në formën peizash më shpesh se sa në formën portret, që paraqet përpjekjen për të nënvijëzuar kredencialet e veta si një tablet në vend se të jetë si një telefon me më tepër madhësi.

Veçoritë që i kemi parë më parë janë konfirmuar nga dy faqet e Best Buy, që kanë një rezolucion 1920 x 1200, duke pasur një dendësi piksellësh prej 323ppi. Ata kanë po ashtu 2 GB Ram, një procesor 1.5GHz Qualcomm Snapdragoon S4 Pro 8064 me grafikë Adreno 320 dhe rezolucionin e kamerës së pasme prej 5 megapiksellësh.

Nexus 7 me 16 GB kushton 229.99 dollarë dhe versioni me 32 GB është listuar në çmimin prej 269.99 dollarë. Një konfirmim tjetër i gjërave që janë përfolur në të kaluarën është përfshirja e sistemit Android 4.3 (PCWorld Albanian)

Neksus 7

Lajmet e fundit>