Harduer

Nexus 7 vjen më herët në treg

Jul 27 2013
0 Shpërndarje
Nexus 7 vjen më herët në treg

Google lajmëroi për pasardhësin e Nexus 7, të quajtur po ashtu si Nexus 7, duke i treguar audiencës dhe reporterëve që tableti do të jetë në dispozicion për blerje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 30 korrik nga dyqani Google Play, Amazon dhe Best Buy.

Deri më tani, duket që ju mund të blini dy versionet me Wi-Fi të tabletit nga këta tre shitës online me pakicë. Google lajmëroi për tre versionet e tabletit të vet të mërkurën: një Wi-Fi me 16 GB për 229 dollarë; një version Wi-Fi me 32 GB për 269 dolllarë; dhe një version me mundësi LTE për 349 dollarë.

Derisa dy versione Wi-Fi janë tani në shitje, modeli me mundësi për LTE ende duhet të paraqitet. Kur të paraqitet, ai do të jetë në gjendje që të punojë me rrjetet Verizon, AT&T dhe T-Mobile. Google ka premtuar që Kanadaja, Gjermania, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Koreja e Jugut, Franca dhe Australia do të jenë në gjendje që të blejnë Nexus 7 e ri në javët e ardhshme.

Tableti është i pari që del në shitje me Android 4.3, që nënkupton që poseudesit e tabletit mund të krijojnë profile të kufizuar për shumë përdorues në tabletë. Ai vjen po ashtu me një rezolucion të përmirësuar me 1920×1200 (duke ia dhënë tabletit prej 7 inç 323 piksellë për inç) dhe ka dyfishuar RAM-in e tij nga 1GB sa e kishte versioni i kaluar i Nexus 7. (PCWorld Albanian)

Nexus 7

Lajmet e fundit>