Harduer

Nexus 9 dhe platforma TV Nexus Player të disponueshëm për porositje në Play Store

Nov 4 2014
0 Shpërndarje
Nexus 9 dhe platforma TV Nexus Player të disponueshëm për porositje në Play Store

N9-grid1-1600Tableti më i ri i Google, Nexus 9, tashmë është i disponueshëm për tu blerë përmes Play Store së bashku me konkurrentin e televizorit të Apple, Nexus Player. Tableti i prodhuar nga HTC dhe që përmban versionin më të fundit të Android, Lollipop 5.0, është i disponueshëm përmes dy konfigurimeve: modeli 16 GB për 399 dollarë dhe 32 GB për 479 dollarë, që të dyja ofrojnë vetëm Wi-Fi.

Një tablet me radio LTE 32 GB ka një çmim prej 599 dollarësh, por akoma nuk është i disponueshëm. Tableti Nexus 9 karakterizohet nga një ekran QXGA 8.9 inç me rezolucion 2049 x 1536, bokse frontale, nëntë orë jetëgjatësi baterie, dhe proçesor 64Bit. Porositë e bërë nga dita e sotme do të dërgohen brenda 1-2 ditësh.

Pajisja 99 dollarësh Nexus Player është e para e Google që funksionon me platformën Android TV. Ngjashëm me konkurrentët, pajisja është e vogël dhe vjen më një kontrollues që ka një buton të dedikuar kontrolli për zërin.

Android TV, i cili karakterizohet nga Android Lollipop, do të ofrojë standarde të tilla si Netflix dhe Hulu, por gjithashtu ofron edhe rekomandime të mençura, kërkime, informacione falë grafikut të njohurive të Google. I përshtatshëm me Nexus Player, kontroller i lojërave 39 dollarësh shitet veçmas. Duhet një pritje më e gjatë për Nexus Player sesa Nexus 9, sepse porositë nuk do të dërgohen vetëm pas 2-3 javësh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>