Harduer

Nexus One – Celulari i Google

Dec 15 2009
0 Shpërndarje
Nexus One – Celulari i Google

Deri më tani, Google ka lënë dizajnin dhe distribuimin e celularëve të mençur Android tek partnerët si HTC dhe Motorola. Por kualiteti i ndryshëm i pajisjeve dhe mungesa e kontrollit mbi eksperiencën e përdoruesit të fundit duket se kanë bindur Google të largohet nga pozita e ndërmjetësuesit.

Wall Street Journal ka theksuar se kjo kompani veçse ka distribuuar prototipe të harduerit tek punëtorët për testim. Në fakt, imazhet e Nexus One veçse kanë filluar të paraqiten në Twitter.

Nexus One është ende duke u prodhuar nga HTC, dhe mban shumë elemente të ngjashme me HTC Touch Pro2, megjithëse raportet theksojnë se është dukshëm më i hollë.

Google thuhet se do të shes drejtpërsëdrejti Nexus One përmes internetit, në vend se ta bëjë këtë përmes shitësve të celularëve apo operatorëve, që nënkupton se blerësit do të jenë të detyruar të paguajnë vlerën reale të kësaj pajisjeje.

Gjigandi kërkues duket se është dërguar në aksion dhe thuhet se Android do të rikthehet për të rimarrë veten në Evropë. Megjithatë analistët nga IDC së fundi kanë raportuar se shitjet e Android në Evropë janë duke u rritur gradualisht, këta analistë gjithashtu kanë theksuar se “konsumatorët shikojnë larg prej Google OS” për shkak se nuk kuptojnë çfarë është Android.

Lajmet e fundit>