Lajmet

Nga 10-16 maj organizohet në Shqipëri “Java e Inovacionit 2014”

May 6 2014
0 Shpërndarje
Nga 10-16 maj organizohet në Shqipëri “Java e Inovacionit 2014”

big_banner_fbNga data 10 – 16 maj 2014 për herë të parë në Shqipëri Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike Organizon “Javën e Inovacionit”. Kjo iniciativë ka si qëllim zhvillimin e disa aktiviteteve për informimin e të gjithë të interesuarve mbi zhvillimet, programet, iniciativat dhe të rejat e fundit në fushën e inovacionit dhe teknologjisë në Shqipëri.

Aktivitetet që do të organizohen gjatë “Javës së Inovacionit”, do të sjellin nisma, projekte, ide dhe zhvillime që synojnë të japin zgjidhje ndaj problematikave të ndryshme me të cilat përballemi çdo ditë, por  jo vetëm. Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito fton të gjithë ata të pasionuar pas inovacionit që të bëhen pjesë e “Javës së Inovacionit”, për të ndarë   eksperiencat më të mira, risitë dhe nismat gjithëpërfshirëse.  (PCWorld  Albanian)

Lajmet e fundit>