Biznes

Nga 2019-ta Volvo do të prodhojë vetëm makina elektrike

Jul 5 2017
0 Shpërndarje
Janë këto plane që e bëjnë Volvo-n prodhuesin e parë tradicional në botë që vendos të largojë nga përdorimi modelet e makinave vetëm me motor me djegie të brendshme. Nga 2019-ta Volvo do të prodhojë vetëm makina elektrike

Grupi i njohur i prodhimit të makinave Volvo tha ditën e Mërkure se duke filluar nga 2019-ta të gjitha modelet e reja të makinave do të jenë ose plotësisht elektrike ose hibride.

Kjo deklaratë shënon fundin e pothuajse një shekulli makina Volvo me motor me djegie të brendshme.

Janë këto plane që e bëjnë Volvo-n prodhuesin e parë tradicional në botë që vendos të largojë nga përdorimi modelet e makinave vetëm me motor me djegie të brendshme.

Pesë modele të reja do të lançohet përgjatë viteve 2019-2021, tre prej të cilave do të kenë markën e Volvo dhe dy markën Polestar, ku të gjitha do të jenë plotësisht elektrike.

Investimet e Volvo në drejtim të modeleve të reja janë rritur ndjeshëm që kur kompania u ble nga Zhejiang Geely Holding Group nga Ford në 2010-ën, duke ndërtuar një treg makinash të segmentit të lartë dominuar prej vitesh nga Mercedes-Benz dhe BMW. /PCWorld Albanian

Tags >

Volvo
Lajmet e fundit>