Lajmet

Nga Google formoni rikujtues në Google Now

Jul 21 2014
0 Shpërndarje
Nga Google formoni rikujtues në Google Now

add-reminderNjë gjë shumë e mirë që e bën Google-in si mjet shumë të dobishme është marrja e përgjigjeve në çast nga rezultatet e kërkimit. Kështu që është interesante që kompania tani iu mundëson që të krijoni rikujtues në Google Now nga kutia e vet e kërkimit, siç shpjegon blogu Google Operating System.

Veçoria punon nëse i bëni kërkimet duke shtuar prefiksin “add reminder” ose “create reminder” – dhe ajo iu mundëson që edhe të caktoni data dhe kohë specifike dhe gjëra të tjera.

Për momentin, duket që veçoria ose është lëshuar vetëm për disa rajone ose vetëm për disa përdorues, sepse nuk duket të punojë në të gjitha vendet ose për të gjithë përdoruesit.

Pavarësisht kësaj, është sigurisht një mënyrë e rregullt e kryerjes së gjërave më lehtë, në veçanti nëse iu mundëson që të krijoni rikujtues të rinj duke i shtypur ata në shiritin e URL-së – siç është rasti për shndërrim të parave nga njëra valutë në tjetrën. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>