Analiza

Nga iPad Mini tek Galaxy Note: Cili është tableti i duhur per ju (Infografik)

Dec 4 2013
0 Shpërndarje
Nga iPad Mini tek Galaxy Note: Cili është tableti i duhur per ju (Infografik)

All_the_iPads-1Ky është ndoshta viti i katërt rresht që tabletët janë një prej dhuratave më të parapëlqyera për festa.

Disa kohë më parë, ishte e lehtë të zgjidhje një tablet: Merrje thjesht një iPad.

Por, në fund të vitit 2013, situata është krejt ndryshe. Jo vetëm që ka disa lloje iPad-ësh nga të cilët mund të zgjedhësh, por edhe konkurrentët e tij janë të shumtë.

Atëhere, cili është tableti i duhur për ju? Në infografikun e mëposhtëm synohet të krijohet një rrjedhje logjike për të zgjedhur tabletin e duhur në bazë të preferencave tuaja dhe kritereve që vlerësoni më tepër në një tablet.

Fillohet fillimisht me madhësinë e ekranit të dëshironi, më pas me buxhetin. Pjesa tjetër ndahet në bazë të sistemit të operimit, nëse luani lojëra, nëse parapëlqeni të përdorni laps dixhital, nëse preferoni një tablet me ekran me rezolucion të lartë etj. (PCWorld Albanian)

What-Tablet-Are-You-Flowchart-REVISED-THURSDAY

Lajmet e fundit>