Blog

Nga ku i marrin lajmet Evropianët?

Jul 14 2017
0 Shpërndarje
Sipas një analize të Institutit Reuters, nga 66,230 të anketuar në 36 shtete 32% e tyre qaseshin direkt në sajte për të marrë lajmet që kërkonin. Nga ku i marrin lajmet Evropianët?

Pothuajse 65% e trafikut në faqet e lajmeve vjen nga “dera e pasme” e cila vetëm e tillë nuk mund të quhet më. Ende burimi kryesor i trafikut është faqja ose aplikacioni përkatës.

Po natyrisht media sociale dhe motorët e kërkimit janë burime po aq të rëndësishme trafiku. Sipas një analize të Institutit Reuters, nga 66,230 të anketuar në 36 shtete 32% e tyre qaseshin direkt në sajte për të marrë lajmet që kërkonin.

25% e tyre vinin nga kërkimit ndërsa media sociale nuk qëndron më larg 23%. Burime të tjera të trafikut janë Email me 6%, njoftimet celulare me 5% dhe aplikacionet e lajmeve me 5%.

Ndërsa në Skandinavi dhe Britani përdoruesit janë të prirur të vizitojnë uebsajtin për të lexuar lajme, Evropa Qendrore dhe Lindore preferon median sociale. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>