Harduer

Nga Nokia arrin tableti i ri me Windows 8

Feb 6 2013
0 Shpërndarje
Nga Nokia arrin tableti i ri me Windows 8

NokiaDrejtori ekzekutiv i kompanisë Nokia, Stephen Elop, tha se kjo kompani finlandeze është afër hyrjes në tregun e tabletëve, e atë do ta bëjë me pajisjet e tyre të cilat do të kenë sistemin operativ Windows 8.

Elop tha se ende nuk mund të shpallë zyrtarisht, por konfirmoi se kompania po ndjek me vëmendje rritjen e tregut të tabletëve.

Ai tha se Nokia po mëson nga Microsoft-i, i cili gjatë vitit të kaluar prezantoi linjën e vet të tabletëve Surface me sistem operativ Windows 8.

Kompania Nokia në vitin 2011 hoqi dorë nga sistemet operative Symbian dhe MeeGo dhe u kthye drejt softuerit Microsoft-it Windows Phone dhe po e përdori për linjën e smartfonëve Lumia.

Elop nuk deklaroi hapur nëse tableti i Nokias do të përdorë Windows 8 apo Android, por sugjeroi se megjithatë do të jetë Windows 8.

“Microsoft gjithsesi është në plan të parë, mirëpo vendimin ende nuk e kemi marë”, tha Elop. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>