Lajmet

Nga pëlqimet në Facebook mund të zbulohen informacione më shumë se sa mendoni

Mar 13 2013
0 Shpërndarje
Nga pëlqimet në Facebook mund të zbulohen informacione më shumë se sa mendoni

Para se të pëlqeni një postim të caktuar të një miku ose kompanie në Facebook mendohuni dy herë pasi një studim ka treguar se nga “pëlqimet” mund të zbulohet më tepër se sa mund t’a mendoni.

Disa studiues në Universitetin e Cambrige treguan se nëpërmjet “pëlqimeve” në Facebook mund të identifikohet me saktësi raca e personit, mosha, koefiçenti i inteligjencës, personaliteti dhe pikëpamjet politike.

Studimi gjithashtu tregoi se mund të zbulohen dhe informacione sensitive pothuajse për çdo njeri që është aktiv rregullisht në Facebook, një prej rrjeteve sociale më të mëdha me mbi 1 miliardë përdorues globalë. Parashikimi i saktë i këtyre informacioneve mund të kërcënojë lirinë apo jetën e njerëzve.

Me përdorimin e një algoritmi studiuesit analizuan të dhënat e 58 000 përdoruesve amerikanë të Facebook-ut dhe arritën të parashikonin orientimin seksual të meshkujve në 88% të rasteve, mundën të dallonin afrikano-amerikanët në 95% të rasteve si dhe mund të tregonin ndryshimet midis demokratëve dhe republikanëve në 85% të rasteve. Studiuesit pohuan se nëpërmjet “pëlqimeve” mund të parashikonin statusin e një personi në 65% të rasteve si dhe mund të përcaktonin nëse kishte probleme lidhur me abuzimin e substancave narkotike në 73% të rasteve.

Të gjitha këto informacione cënojnë privatësinë e përdoruesve pasi qeveritë, kompanitë ose individët mund të përdorin sofuerin e tyre të analizimit të informacionit të siguruar nga “pëlqimet” dhe mund të zbulojnë shumë më tepër informacione personale mbi njerëzit sesa mund të pretendonin më parë.

10 gjërat më të thjeshta që mund të bëni për të mbrojtur privatësinë

Në qoftë se kjo gjë ndodh atëherë njerëzit do të detyrohen të shmangin përdorimin e teknologjive dixhitale dhe do të zvogëlojë besimin midis individëve dhe institucioneve duke penguar përparimin teknologjik dhe ekonomik. “Është e nevojshme që përdoruesve t’u sigurohet transparenca dhe kontroll i plotë mbi informacionet e publikuara.” tha Kosinski.

Ne të gjithë jemi të pavëmendshëm për privatësinë

Muajin e kaluar një studim tregoi se përdoruesit e Facebook-ut zakonisht shkaktojnë probleme në marëdhëniet në çift pasi postojnë shumë të dhëna intime në faqet e rrjeteve sociale. (PCWorld Albanian)

facebook like

Lajmet e fundit>