Lajmet

Nga viti 2014 Kosova do të bëhet pjesë e shteteve të Microsoft-it

Jul 3 2013
0 Shpërndarje
Nga viti 2014 Kosova do të bëhet pjesë e shteteve të Microsoft-it

Sipas një raporti të fundit, para pak ditësh, Ministria e Financave e Republikës së Kosovës ka pranuar një konfirmim zyrtar nga gjiganti softuerik Microsoft në lidhje me thellimin e bashkëpunimit të kësaj ndërmarrje me Kosovën dhe futjen e shtetit më të ri në Evropë në listën e shteteve të ndërmarrjes Microsoft.

Kosova, si shtet i ri, por edhe me një përqindje të madhe të popullsisë të përbërë nga rinia, e që një pjesë e madhe e saj ka qasje aktive në internet, paraqet një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e teknologjive të ndërmarrjes Microsoft.

Ministri i Financave në Kosovë, Besim Beqaj, kishte synuar që të ndikonte në përparimin dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e mundësive të reja në teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit.

Ai, në një shkresë zyrtare të dërguar gjatë muajit shkurt, të nisur për tek CEO i Microsoft, Steve Ballmer, ka parashtruar kërkesat për dhënien e rolit udhëheqës në dizenjimin e shërbimeve për FPR e-Qeverisje të Kosovës në Microsoft, radhitjen e Republikës së Kosovës në listën e shteteve të Microsoft-it, hapjen e një zyre të Microsoft-it apo distributorit në Prishtinë, pjesëmarrjen në hapjen e një qendre novacioni të Microsoft-it në Prishtinë, si dhe bashkëpunimin e mëtejshëm në fushat e arsimit fillor dhe të mesëm (më shumë se 25% e popullsisë së Kosovës ndjekin shkollat fillore apo të mesme).

Microsoft i është bashkuar listës së disa ndërmarrjeve teknologjike të cilat tashmë e kanë njohur Kosovën si shtet, në mesin e të cilave bën pjesë Facebook, Twitter dhe Viber. (PCWorld Albanian)

Microsoft

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>