Analiza

Nga vjen fotografia e Windows XP?

Sep 10 2011
0 Shpërndarje
Nga vjen fotografia e Windows XP?

Emri i fotografisë është për përdoruesit holandezë është Ireland, që i ka bërë shumë njerëz të mendojnë se pamja e paraqitur është fotografuar në Irlandë.

A keni dashur ndonjëherë ta dini se ku është fotografuar kjo pamje, ose kush e bëri atë fotografim?

Njeriu prapa kamerës është fotografuesi amerikan, Charles ORear. Mos mendoni që fotografia është bërë në Irlandë. Bliss është kapur në Kaliforni, më saktësisht në qarkun Sonoma.

Fotografia ishte kapur në vitin 1996, disa vite para se të lëshohej sistemi Windows XP. Në faktë, një fotografi e kapur 10 vite më parë nga i njëjti vend ku ishte kapur Bliss, paraqet një pamje të zymtë:

Kjo fotografi e sistemit Windows XP është e pranishme edhe në vende ku nuk ta merr mendja. Vetë O’Rear e ka parë fotografinë në dritaren e një restauranti në një fshat tailandez dhe në një sfond të një interviste televizive të kryetarit të Venezuelës.

Kështu që, sa para mori O’Rear për fotografinë aq të famshme? Një marrëveshje e papërmbyllur e ndalon atë duke e treguar pagesën e marrë, por sipas regjistrit të Napa Valley, O’Rear tha që ishte:

“e jashtëzakonshme”…

E kapur me një kamerë të formatit të mesëm, fakti më befasues për fotografinë është që O’Rear pohon që fotografia nuk kishte pasur manipulime digjitale.

JW Van Wessel gjeti koordinatat e sakta të vendit dhe falë Google Street View, ju mund ta shihni një pamje në 360 shkallë të vendit dhe ta shihni saktësisht se si duket tani.

Nëse doni që ju sot ta shihni, vetëm shkoni në Google Maps dhe shkruani koordinatat: 38.248966,- 122.410269./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>