Vëzhgim

Nga dizajnere lojërash, në striptizere

Aug 9 2010
0 Shpërndarje
Nga dizajnere lojërash, në striptizere

Carrianne Howard ëndërroi të dizajnojë lojëra, dhe duke ndjekur dëshirën e saj ajo u fut në një program në Institutin e Arteve të Ford Lauderdale, një kolegj pjesërisht pronë e Goldamn Sachs Group. Shkalla e saj Bachelor është në dizajn dhe art të lojërave që i ka kushtuar rreth 70.000 dollarë për ta fituar. Pasi ajo diplomoi në dhjetor të vitit 2007, ajo gjeti një punë që i ofronte 12 dollarë në orë duke rekrutuar punëtorë për kompani të video lojërave. Ajo humbi atë punë kur departamenti i saj u mbyll një vit më vonë.

Sot Howard, 26 vjeç fiton të hollat e saj nga diçka për të cilën ajo thotë se nuk duhet të kesh një diplomë kolegji: Duke bërë striptiz në Lido Cabaret, një klub në Cocoa Beach, Flordia. “Nuk e di çfarë të bëjë tjetër” thotë ajo për Bloomberg. “Kam një diplomë të pavlerë. Është sikur të mos kisha shkuar në shkollë fare”.

Ajo shtoi se shëtitja në atë kohë për kolegj, “të bënte që gjërat të duken bukur dhe argëtuese, sikurse unë do të fitoja qindra e mijëra dollarë”. Megjithatë, entuziasmi i saj pas diplomimit u shua kur humbi punën e saj të parë pranë GameRecruiter në mars të vitit 2009.

Pasi aplikoi punë mas pune për një pagë minimale, Howard u kthye drejt industrisë për të rritur duke marrë pjesë në ueb chat me pagesë. Në mars, ish dizajnerja e lojërave filloi të vallzojë në Lido Cabaret dhe tani fiton mes 400 deri 1.000 dollarë në javë.

Megjithatë ajo ende shpreson të kursejë dhe të kthehet e në shkollë dhe të vazhdojë studimin  për një diplomë në biznes. E në fund duket se fituesi më i madh këtu është Goldman Sachs, që nxjerr me mijëra dollarë nga studentët, ndërsa studentët që punojnë me mund ,në fund si rasti i Carrianne detyrohen të punojnë edhe si striptizere.

Lajmet e fundit>