Lajmet

Ngarkohen 5 milionë video në Instagram ditën e parë të lançimit të shërbimit

Jun 23 2013
0 Shpërndarje
Ngarkohen 5 milionë video në Instagram ditën e parë të lançimit të shërbimit

Përdoruesit e shërbimit Instagram kanë përqafuar veçorinë për video të sapo lëshuar të aplikacionit duke ngarkuar 5 milionë video në 24 orët e para sa ishte në dispozicion, ka treguar për CNET një përfaqësues i ndërmarrjes.

Të enjten, Instagram i blerë vitin e kaluar nga Facebook-u shtoi mundësinë për të shtuar video duke përdorur aplikacionin e vet për iOS dhe Android.

Këto video do të mund të jenë të gjata deri në 15 sekonda, me mundësi të shtimit të filtrave dhe pamjeve që mund të vendosen gjatë procesit të ngarkimit të videos.

Veçoria, që ngjan me Vine të Twitter, duket t’iu ketë pëlqyer shumë përdoruesve pasi brenda tetë orëve të para janë vendosur video që do të duhej të kalonte një vit i tërë për të pasur mundësi që të shikohen të gjitha.

Sipas këtyre shifrave, i bie që përdoruesit e Instagram-it kanë ngarkuar 40 orë video në minutë. Momenti klimatik erdhi të enjten në mbrëmje kur Miami Heat mposhti San Antonio Spurs gjatë Finaleve të NBA, tha përfaqësuesi.

Numrat fillestarë tregojnë që Instagram mund të sjellë video shpërndarjen tek masat, që historikisht është dëshmuar të ketë qenë një gjë e vështirë për prodhuesit e aplikacioneve e të tjera. (PCWorld Albanian)

instagram

Lajmet e fundit>