Biznes

Ngjarjet më të mëdha sportive ekskluzivitet në rrjetin kabllor të IPKO-së

Aug 2 2010
0 Shpërndarje
Ngjarjet më të mëdha sportive ekskluzivitet në rrjetin kabllor të IPKO-së

Alban Kastrati, drejtues i mardhënieve me publikun pranë IPKO-së, bëri të ditur se televizoni digjital kabllor i IPKO-së përmes SuperSport do të ketë të drejtat eksluzive për transmetimin e më shumë se 30 eventeve sportive të botës tek konsumatorët e saj në Kosovë. Sipas z. Kastrati, tani e tutje konsumatorët e IPKO do të mund të shijojnë në kualitet maksimal transmetimet e futbollit të Permier Ligës Angelze, të Serisë A të Italisë, Ligës Gjermane, Ligës Holandeze, Ligës së Kampionëvë, ligës prestigjioze të basketbollit NBA, pastaj Formula 1, Golf, Tenis, e shumë evente tjera sportive.

Më pas Andin Lokaj, komentator në SuperSport mori fjalën dhe tregoi disa detaje më specifike në lidhje me transmetimet e ngjarjeve sportive në kuadër të kanaleve SuperSport të cilat transmetohen në televizonin digjital kabllor IPKO.  “Përveç transmetimeve të ndeshjeve më të mëdha të futbollit në botë, SuperSport do të sjellë tek shikuesit edhe shumë ngjarje tjera të pasura. Kjo do të thotë se gjatë tërë javës konsumatorët do të kenë rastin të ndjekin një gamë të pasur programore” u shpreh z. Lokaj. Sipas tij në kuadër të televizonit të IPKO-së do të ofrohen edhe dy kanalet Eurosport 1 dhe Eurosport 2, që do të pasurojnë edhe më shumë ofertën sportive të transmetimeve.

Xhimi Tugu, menaxher i projektit me operatorët kabllor pranë DigitAlb, dha disa shpjegime të mëtutjeshme në lidhje me transmetimet e platformës DigitAlb në kuadër të rrjetit kabllor të IPKO-së. Ai theksoi se konsumatorët e IPKO-së më vonë gjatë këtij rasti, përkatësisht duke filluar nga muaji shtator, do të kenë rastin të shijojnë trasnmetime të koncerteve, filmave, ngjarjeve sportive e emisoioneve dokumentare përmes kualitetit më të lartë High Definiton. “Konsumatorët do të përfitojnë për herë të parë në Kosovë përmes rrjetit kabllor IPKO, gjashtë kanale HD, që do të sjellin eksperiencë maksimale të shikimit të transmetimeve në TV” u shpreh z. Tugu.  Përveç kësaj ai theksoi se në fillim të vitit 2011 pritet të implementohet edhe teknologjia “Video on Demand” që do të zgjerojë edhe më shumë eksperiencën e kosnumatorëve me televzionin kabllor IPKO dhe Digitalb.

Të gjitha pakot e reja që do të ofrohen gjatë të ardhmes, sipas z. Tugu do të ofrohen para konsumatorëve në pako të veçanta me çmime dhe oferta promocionale siç ka ndodhur deri më tani.

z. Kastrati tha se IPKO ka rrjet të shtrirë në shumë zona dhe se mbulueshmëria nëpër qytetet e Kosovës do të vazhdojë. “Pasi që tani e tutje transmetimet sportive si ligat e futbollit të Anglisë apo ajo e Spanjës do të jenë e drejtë ekskluzive e SuperSport që ofrohet përmes kabllorit IPKO, kompania jonë do të synojë zgjerimin e rrjeteve drejt zonave tjera në Kosovë, në mënyrë që të gjithë të kenë rastin të shijojnë ofertën pasur të programeve tona” u shpreh ai. “Ne tani kemi mbi 230.000 porte aktive të kabllorit, dhe besoj që kjo do të zgjerohet në të ardhmen” u shpreh për PCWorld Albanian z. Kastrati.

“Shikuesit e Kosovës tani do të kenë rastin të përjetojnë komentim spektakular për ndeshjet që do t’i ndjekin ata përmes SuperSport. Ajo që po ju premtojmë është spektakël” theksoi z. Lokaj.

Lajmet e fundit>